Rektori dhe ambasadori i Kosovës në Japoni diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit me universitetet japoneze

08 Maj 2024
SHARE

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Japoni, z. Sabri Kiçmari.

U diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet japoneze të arsimit të lartë, për marrëdhëniet që UP-ja ka krijuar me universitetet japoneze, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtyre marrëdhënieve dhe zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese.

UP-ja ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me dy universitete japoneze vetëm vitin e fundit, ku ka mirëpritur profesorë nga Japonia, si dhe është në proces të dërgimit të studentëve të parë në Japoni, në kuadër të programeve dypalëshe të shkëmbimit.