Studentët e UP-së vizituan Speeex

17 Prill 2024
SHARE

Një grup studentësh, të udhëhequr nga prof. Milote Sadiku, prodekane për cilësi dhe bashkëpunim ndërkombëtar në Fakultetin e Filologjisë, zhvilluan një vizitë në Speeex, ku u takuan me përfaqësues të Departamentit të Resurseve Humane në Speeex. 

Studentët u informuan nga afër me punën në Speeex dhe ndoqën direkt një sesion informues mbi kulturën organizative, të arriturat dhe sfidat e Speeex.

Znj. Blenda Crnovrshani – menaxhere në Speeex, i ftoi studentët të zhvillojnë karrierën e tyre përmes një kompanie ndërkombëtare që operon në Bashkimin Evropian.

Studentët e vitit të dytë dhe të tretë, që vijojnë ligjëratat në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, në Fakultetin e Filologjisë, zhvilluan vizitë edhe në departamentet e tjera brenda Speeex-së, në të cilat u diskutuan çështje me rëndësi rreth programit të praktikës në Speeex dhe punësueshmërisë. Nga studentët pjesëmarrës u parashtruan pyetje të ndryshme në lidhje me punën dhe planet e ardhshme të Speeex.

Interesimi ishte i nivelit të lartë, ndërsa mbështetja e dhënë nga institucioni i Speeex, përmes përfaqësuesve të saj, u vlerësua të ishte adekuate nga pjesëmarrësit.

Ky aktivitet tradicional, i cili është pjesë e kalendarit vjetor “Vizitë në institucione dhe organizata”, u organizua nga Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe Dekanati i Fakultetit të Filologjisë, në bashkëpunim me Speeex.