Është mbajtur trajnimi i stafit administrativ për Procesin dhe Standardet e Akreditimit në UP

21 Mars 2024
SHARE

Qëllimi i trajnimit ishte t'i ofrojë stafit administrativ të UP-së njohuri gjithëpërfshirëse të proceseve dhe standardeve të akreditimit, informata këto që kontribuojnë në sigurimin e përsosmërisë akademike.

Në fjalën e tij, rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të proceseve dhe standardeve të akreditimit në ruajtjen e integritetit akademik dhe cilësisë së institucionit si dhe kontributin e stafit administrativ për këto procese.

Nëpërmjet trajnimit të ofruar nga prof. Njomza Llullaku - prorektore për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve dhe z. Besnik Loxha – Zyra për Zhvillim Akademik, pjesëmarrësit u informuan mbi procedurën dhe standardet e akreditimit, duke u fokusuar në praktikat administrative që kontribuojnë në sigurimin e cilësisë.

Në trajnim ishin prezentë sekretarët e njësive akademike, zyrtarët për çështje të studentëve dhe znj. Ardita Kastrati - Zyra për Zhvillim Akademik.

UP-ja fokusohet në angazhimin kolektiv për ruajtjen e standardeve më të larta të arsimit dhe sigurimin e përsosmërisë akademike.