Delegacioni nga Universiteti Savonia në Finlandë e viziton UP-në

12 Mars 2024
SHARE

Prorektorja Basha-Jakupi, së bashku me prorektoren Breznica-Selmani dhe përfaqësuesen nga ZMJ-ja, Bleranda Dragusha, e pritën një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Savonia në Kuopio, Finlandë, për një vizitë shkëmbimi ERASMUS+ me Universitetin e Prishtinës.

Vizita është planifikuar të zhvillohet në periudhën nga data 10 deri më 17 mars. Në kuadër të kësaj vizite, marrin pjesë dy profesoresha, Johanna Komulainen dhe Tuija Pakarinen, ku do të zhvillojnë orë mësimi bashkë si dhe 11 studentë të studimeve sociale, të cilët po bashkëpunojnë me profesoreshën Vjollca Krasniqi.

Aktualisht, një studente, Tanja Lundén, nga ky universitet, është në punë praktikë në një nga organizatat partnere të Departamentit të Punës Sociale në UP. 

Universiteti i Shkencave të Aplikuara Savonia është një partner i rëndësishëm universitar dhe në UP po shqyrtohen modalitetet e bashkëpunimit përtej shkëmbimit ERASMUS+ të stafit dhe studentëve.