Rektori Qerimi i mirëpriti ekipet e UP-së, që triumfuan në turneun mbarëkombëtar në disiplinat e basketbollit dhe volejbollit në Korçë

04 Mars 2024
SHARE

Rektori Qerimi e shprehu mirënjohjen e institucionit për arritjet e ekipeve dhe për përfaqësimin që i bënë UP-së dhe shtetit të Kosovës.

Rektori u shpreh i kënaqur me arritjen e tyre dhe i inkurajoi për sukseset e tjera në garat e ardhshme.

Në takim, të pranishëm ishin edhe trajnerët respektivisht dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, prof. Musa Selimi, dhe prof. Florian Miftari.  

Ky triumf i Universitetit të Prishtinës në Korçë tregon përkushtimin dhe talentin e shkëlqyeshëm të sportistëve dhe trajnerëve të tyre, duke i ngritur ata në piedestalin e suksesit dhe krenarisë në arenën e sportit kombëtar dhe ndërkombëtar.