Rektori Qerimi mirëpriti shoqatën Down Syndrome Kosova

20 Shkurt 2024
SHARE

Sot, rektori i UP -së, prof. dr. Qerim Qerimi, ka pritur në takim përfaqësues të shoqatës Down Syndrome Kosova.

Në këtë takim, rektori u shoqërua nga prof. Pranvera Breznica-Selmani, prorektore për zhvillim, buxhet, financa dhe bashkëpunim me sektorin privat, dhe z. Besfort Krasniqi - sekretar i përgjithshëm.

Në anën tjetër, të pranishme ishin znj. Sebahate Hajdini-Beqiri,drejtore ekzekutive e shoqatës Down Syndrome Kosova, dhe znj, Arnella Hoxha, udhëheqëse e Departamentit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore.

Në takim, të dyja palët shprehën interes për bashkëpunim të vazhdueshëm për realizimin e aktivitetit “Një kartolinë për ty”, që është një iniciativë e veçantë në kuadër të Ditës Botërore të sindromit Down, ku kartolinat e veçanta, të punuara me dashuri nga vetë personat me sindrom Down, do të dedikohen TY! Rektorati i UP-së do të mbështesë këtë nismë. 

Çmimi i një kartoline do të jetë vetëm 1 euro, duke i dhënë secilit një mundësi për të dhënë kontributin tuaj në mbështetjen e shërbimeve të shoqatës Down Syndrome Kosova. 

Në fund të takimit, të dyja palët vlerësuan fillimin e nismës së përbashkët dhe përkushtimin e tyre për të punuar edhe më shumë në këtë drejtim.