Në përvjetorin e 54-të të UP-së, rektori Qerimi iu ndan mirënjohje studentëve të dalluar nga Lista e Rektorit

15 Shkurt 2024
SHARE

Në përvjetorin e 54-të të Universitetit të Prishtinës, 70 studentët e dalluar të njësive akademike të Universitetit të Prishtinës u shpërblyen me mirënjohje për rezultate të shkëlqyera gjatë studimeve.

Rektori Qerim Qerimi e vlerësoi kontributin e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje të ndritshme për shoqërinë dhe botën në përgjithësi. Duke i inkurajuar ata të vazhdojnë përpara në rrugën e tyre të suksesit, rektori theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe punës së palodhur në rrugën drejt përsosmërisë akademike dhe profesionale.

“Kjo ceremoni, jo vetëm që nderon arritjet e studentëve, por gjithashtu përfaqëson një angazhim të universitetit për të ofruar burime dhe mundësi për të gjithë studentët e tyre për të arritur potencialin e tyre të plotë. Studentët tanë janë dëshmia e gjallë e kësaj të vërtete, duke mishëruar ndryshimin që dëshirojnë të shohin në botë, duke ndikuar në shoqëri në mënyra të thella e kuptimplote dhe duke kontribuar në dimensione globale me karakteristikat e tyre unike të mendimit, të inovacionit dhe udhëheqjes”, theksoi rektori. 

Nga ana tjetër, studentët e pranishëm u shprehën të lumtur me këtë vlerësim nga rektori Qerimi. Të njëjtët theksuan që pranimi i këtij titulli në Ditën e Universitetit është nder, por edhe përgjegjësi për të shënuar edhe më shumë suksese në të ardhmen.

 

Lista e Rektorit - Studentët e dalluar, ndarja sipas Fakulteteve:

Fakulteti Filozofik​

1. Odesa Xhemajli

2. Eris Hasanaj

3. Laura Cakolli

4. Albnor Sejdiu

5. Bleona Kurteshi

 

Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore​

​1. Ardita Berisha Dili

2. Arta Shala

3. Vullnet​Gërvalla

4. Eljesa Kqiku

5. Medina​Hoti

 

Fakulteti i Filologjisë​

​1. Valëza​Fusha

2. Brikena​Gucati

3. Fjollë Mehmeti

4. Latra Gashi

5. Medina  Emini

 

Fakulteti Juridik ​

1. Agon  Drini

2. Fuad  Emini

3. Arblinda  Geci

4. Ilira  Aliu

5. Elsa  Osmanaj


Fakulteti  Ekonomik​

1. Bilsana Azemi

2. Redon Kaçiu

3. Olsë Kajtazi

4. Remzije Dauti

5. Alma  Bajramaj

 

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit​

1. Lediona​Kadiri

2. Hana Puka

3. Aroma Sylhasi

4. Fatlind Musa

5. Flutra  Avdiu

 

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike​

1. Roni Kukaj

2. Rron Sherifi

3. Altina Haxha

4. Ndriçim Halili

5. Arita Berisha

 

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike​

1. Noli Halilabazi

2. Albi Macula

3. Elina Shala

4. Eronita Jasiqi

5. Amir Selmani

 

Fakulteti i Mjekësisë​​

1. Njomza Nuraj

2. And Elshani

3. Endrit Povataj

4. Rilind Shala

5. Dorentina Qerimi

 

Fakulteti i Arteve​

1. Diella Valla

2. Arjeta Aliu

3. Erlisë Beqiri

4. Agron Syla

5. Ersan Januzi

 

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë​

1. Diellona Gërxhaliu

2. Anila Ymeri

3. Gresa Salihi

4. Ardita  Saraqini

5. Lirim  Karpuzi

 

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit​

1. Benita Juniku

2. Bardha Kurti

3. Gojart Mehmeti

4. Sumeja Osmani

5. Hekuran Gashi

 

Fakulteti i Edukimit​​

1. Leira Musliu

2. Mirjeta Shala

3. Eduard Maloku

4. Dije​Shatri

5. Genc Qorrolli

 

Fakulteti i Arkitekturës​

1. Enea​Lajqi

2. Eron​Berisha

3. Blerta Kaqorraj

4. Albenita Vorfi

5. Bleona Hoxha