Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizoi konferencën e radhës të rektorëve të universiteteve publike të Kosovës.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe rektori i UP-së, prof. dr. Qerim Qerimi.
U diskutuan çështje të ndryshme si mbarëvajtja e mësimit, përfundimi i semestrit dimëror, mbajtja e provimeve etj.
Mes tjerash u diskutua edhe për akreditimet institucionale, për programet e universiteteve dhe mundësia e profilizimit të universiteteve publike në Kosovë.