Takim UP-Fondacioni Gjerman për Mjedis (DBU)

24 Janar 2024
SHARE

Në një takim të përbashkët mes Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe Fondacionit Gjerman për Mjedis (DBU), u diskutua lidhur me bursat dhe rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Prorektorja Njomza Llullaku, prorektor Sefer Avdiaj, Fitim Seferi nga ZKPS-ja dhe prof. Avni Hajdari nga FShMN-ja shprehën përkushtimin e universitetit për bashkëpunim, ndërsa përfaqësuesi i DBU-së, Alexander Bittner, prezantoi bursat që ofrohen çdo vit nga DBU-ja për kualifikim të mëtejshëm në këto fusha. 

Ky takim synon të thellojë lidhjen mes Universitetit të Prishtinës dhe Fondacionit Gjerman për Mjedisin, me një fokus të veçantë, përveç bursave, në mundësinë e zhvillimit të projekteve dhe hulumtimeve për mbrojtjen e mjedisit. 

Bashkëpunimi mes universitetit dhe Fondacionit DBU përcakton një vizion të qartë për avancimin e mbrojtjes së mjedisit, duke krijuar mundësi për projekte dhe iniciativa të përbashkëta, që do të kenë impakt jo vetëm lokal, por edhe ndërkombëtar.