Rektori Qerimi dhe dekani Shabani i FIEK-ut vazhduan takimet në dy fakultetet e Universitetit Politeknik të Tiranës

15 Janar 2024
SHARE

Pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të bashkëpunimit me Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT), rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi dhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), prof. Isak Shabani, vizituan laboratorët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike në UPT, së bashku me dekanët e fakulteteve përkatëse. 

Rektori Qerimi dhe dekani Shabani zhvilluan takime të ndara me dekanen, prof. Elinda Meçe dhe dekanin, prof. Astrit Bardhi, me qëllim të inkurajimit dhe forcimit të partneritetit akademik, zgjerimit, përforcimit dhe përafrimit të programeve mësimore për përfitim reciprok dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet të dy universiteteve, veçanërisht në fushat e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. 

Po ashtu, rektori dhe dekani takuan edhe profesoriatin dhe studentë të dy fakulteteve të UPT-së.