Rektori Qerimi priti laureatët e çmimeve për inovacion nga radhët e UP-së

05 Janar 2024
SHARE

Pas marrjes së medaljeve dhe çmimeve për inovacion nga Presidentja e Republikës së Kosovës, SHS. Vjosa Osmani, zëvendës kryesuesja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Arta Shehu Zaimi dhe drejtori i inkubatorit të UP-së, Venture UP, Mentor Rexhepi, u pritën në një takim mirënjohës nga rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi dhe kryesuesi i KD-së, z. Altin Sahiti.

Në takim u diskutua për ekosistemin e inovacionit dhe ndërmarrësisë në Kosovë, u analizua roli i UP-së, dhe mundësitë e reja për ofrimin e shërbimeve për zhvillimin e ideve innovative nga studentët dhe stafi akademik përmes programeve të inkubimit në Venture UP. 

Arritja e sinergjive me akterët e ekosistemit të ndërmarrësisë është prioritet i UP-së, drejt fuqizimit të rolit udhëheqës në komunitet.