UP harton Strategjinë e komunikimit

04 Janar 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës në mesin e dokumenteve strategjike, që synojnë të orientojnë zhvillimin e tij në plan afatshkurtër, afatmesëm e afatgjatë, ka tashmë edhe një Strategji të komunikimit, që mbulon fushat e komunikimit të brendshëm brendainstitucional dhe të komunikimit të jashtëm të universitetit me palë të treta.  

Kjo strategji, e para e këtij lloji në UP, paraqet objektivat dhe mesazhet kyçe, që Universiteti dhe të gjitha njësitë përbërëse të tij duhet të komunikojnë, si pika të forta të UP-së, dhe si rezultate të punës e të kontributit shumëvjeçar të profesoratit dhe të komunitetit tonë universitar.

Strategjia e Komunikimit e UP-së mbështetet në objektivat, parimet dhe frymën e Strategjisë së zhvillimit të Universitetit të Prishtinës (2023-2025), të Planit të veprimit për barazi gjinore në UP (2023) dhe të Rregullores për komunikime në Universitetin e Prishtinës.  

Ky dokument do t’u vijë në ndihmë të gjitha njësive përbërëse të UP-së, për ta rritur reputacion dhe imazhin e Universitetit. 

Strategjia e Komunikimit UP