Prorektorja prof. Arta Basha-Jakupi mirëpriti në takim z. Anthony Foreman

22 Dhjetor 2023
SHARE

Prorektorja prof. Arta Basha-Jakupi mirëpriti në takim z. Anthony Foreman, përfaqësues i Peaceful Change Initiative nga Mbretëria e Bashkuar.

Peaful Change Initiative me seli në Londër, janë donatorë të projektit “Universiteti dhe Angazhimi i Komunitetit”, që koordinohet nga prof. Vjollca Krasniqi, Fakulteti Filozofik.

Kjo vizitë nga ana e z. Foreman në UP,  është realizuar në kuadër të aktiviteteve të projektit që ata financojnë, për të parë mundësinë e zhvillimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes UP-së, dhe Peaceful Change Initiative.

Prorektorja Basha Jakupi e njoftoi me potencialin e UP-së, programet e studimit dhe stafin akademik nga secila njësi akademike, të cilët janë vlerë e shtuar në planet e përbashkëta për zgjerim dhe thellim të bashkëpunimit me PCI.