Rektori Qerimi mirëpret në takim Albin Lahun, në takim të pranishëm ishin edhe prodekani e FSHM-së, prof. Ferim Gashi dhe shefja e departamentit të kimisë prof. Sevdije Govori.
Z.Lahu i ka përfunduar studimet e nivelit bachelor në biokimi medicinale në universitetin "Johannes Gutenberg" në Mainz të Gjermanisë.
Studimet master i ka përfunduar po ashtu në biokimi medicinale në Universitetin "Johannes Gutenberg" në universitetin e Torontos në Kanada.
Në takim, rektori vlerësoj lartë potencialin e jashtëzakonshëm të studentëve shqiptarë që po studiojnë në universitete të njohura ndërkombëtare.
Po ashtu, u diskutua edhe për mundësinë e përfshirjes së Albin Lahut në programin veror ndërkombëtar të UP-së.
Lahu shprehu gatishmërinë që të ndihmoje në ndërkombëtarizim dhe avancimin e UP-së, përmes projekteve të ndryshme ndërkombëtare.