Rektori Qerim Qerimi, i shoqëruar nga prorektorja Basha-Jakupi, priti Z. Cheng Lei nga Zyra Ndërlidhëse e Kinës në Prishtinë. Takimi ofron një mundësi për bashkëpunim, duke përfshirë mundësitë ekzistuese dhe ato të reja që Universiteti i Prishtinës ofron për studentët e huaj. Qëllimi kryesor i këtij takimi është kriimi i raporteve më të mira dhe shfrytëzimi i mundësive për bashkëpunim më të frytshëm në të ardhmen. Rektori Qerimi theksoi se universiteti ka një gamë të gjerë fushash për partneritet. Z. Cheng Lei po ashtu theksoi potencialin e madh për bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe shprehu falenderimin për mbështetjen dhe partneritetin me studentët e huaj kinezë në fusha të ndryshme.
Prorektorja Basha Jakupi theksoi kapacitetin e rëndësishëm të universitetit, entuziazmin, potencialin dhe mbështetjen për studentët e huaj përmes bursave, programeve studimore në gjuhë të huaja, si dhe Universitetit Veror Ndërkombëtar dhe mbështetjeve të tjera për studentë. Universiteti i Prishtinës është i hapur për bashkëpunim në fusha të ndryshme që kanë rëndësi për institucionin, studentët dhe komunitetin në përgjithësi.