Prezantohet Planin i Veprimit për Barazi gjinore në Universitetin e Prishtinës

11 Dhjetor 2023
SHARE

Me ceremoni solemne, sot Universiteti i Prishtinës prezantoj Planin e Veprimit të Universitetit të Prishtinës për Barazi gjinore në sallën e Senatit.

Ky prezantim do të paraqesë informacione të rëndësishme lidhur me aspektin gjinor të nxjerrura nga strukturat e ndryshme të UP-së, për dy vitet e ardhshme.

Ne fjalën e tij rektori Qerimi, falënderoj nga zemra te gjithë pjesëmarrësit ne ketë aktivitet, miqtë dhe partnerët tanë nga Ambasada e Suedisë, nga UN Women dhe nga Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, për mbështetjen e pakursyer e zemërgjerë, në mënyrë që sot të kemi e të mund të festojmë këtë Plan. Po ashtu, i falënderoj pa masë anëtarët e grupit punues për punën dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të këtij Plani.

Në ceremoni morën pjese, znj. Arberie Nagavci Ministria e shkencës teknologjisë dhe inovacionit, Ambasadori i Suedisë në Kosovë shkëlqesia e tij zt.Jonas Westerlund, znj. Edi Gusia Zv. drejtor ekzekutive agjencia për barazi gjinore zyra e kryeministrit, si dhe  anëtarët e Këshillit Drejtues, prorektor dekanë, senatorë, partnerë, pjesëtarë të stafit akademik, te shoqërisë civile etj.