Konferenca e IX-të Ndërkombëtare "Ndryshimet Klimatike përkeqësojnë Alergjitë"

07 Dhjetor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës dhe Asociacioni Kosovar për Alergjitë dhe Imunologjinë (AKIAA/KIAAA), nën drejtimin e prof. Luljeta N. Ahmetaj, në fakultetin e Mjekësisë dhe prorektores për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik prof. Arta Basha Jakupi, do të organizojnë Konferencën e IX-të Ndërkombëtare kushtuar problematikës alergoimunologjike “Ndryshimet Klimatike përkeqësojnë Alergjitë", që do të mbahet me datë 13 dhe 14 Dhjetor 2023, në  Prishtinë në sallën e konferencave të Universitetit te Prishtinës akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, me 20 CME (pjesëmarrës aktiv) dhe 15 CME (pjesëmarrës pasiv). 

Përveç kësaj, do të mbahet edhe një workshop për metodat shkrimit të një artikulli shkencorë në revista me indeksim në bazat e të dhënave të Clarivate dhe Scopus, si të prezantojmë më mirë të dhënat tona statistikore në një artikull shkencor e shumë tema të tjera.