Një rast i rëndësishëm u shpalos sot në ambientet e Presidencës së Republikës së Kosovës, ku u nënshkruar procesverbali i takimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit Keio të Japonisë.
Takimi filloi me një pritje nga presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e cila shprehu mirënjohjen e saj për Japoninë, aleate e Kosovës, për investimet e saj të konsiderueshme në arsim, veçanërisht në fushën e Teknologjisësë Informacionit dhe Komunikimit-TIK dhe Inteligjencës Artificiale, fusha ku Japonia ka demonstruar aftësi të jashtëzakonshme. Presidentja nënvizoi shkëmbimin e paçmuar të njohurive që mund të rrjedhë nga ky partneritet.
Presidentja Osmani theksoi pasurinë më të madhe të Kosovës - rininë e saj të talentuar.
Ambasadori japonez në Kosovë, z. Ryota Mizuuchi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Japonisë, duke theksuar rolin kryesor që ka luajtur Instituti Kërkimor Keio në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.
Masahito Kawamori, profesor i projektit në Institutin Kërkimor, Universiteti i Keio-s, shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen në këtë takim të rëndësishëm që synon të ushqejë partneritetin midis Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit Keio. Prodesori vlerësoi kontributin thelbësor që ky partneritet do të japë për të dy institucionet.
Rektori Qerimi, në fjalën e tij, përcolli vlerësimin e tij për zgjerimin e rrjetit të partneriteteve të universitetit, veçanërisht në fushat si TIK, të cilat mbajnë çelësin e së ardhmes modern tëKosovës. Rektori Qerimi diskutoi mundësinë e ofrimit të kurseve të gjuhës japoneze në Universitetin e Prishtinës, pranë Fakultetit Filologjik, dhe perspektivat për programet e shkëmbimit akademik ndërmjet vendeve.
Nënshkrimi zyrtar i procesverbalit të takimit u bë nga rektori Qerim Qerimi dhe profesori i projektit, Masahito Kawamori i Unieversitetit Keio, duke shënuar edhe fillimin zyrtar të këtij bashkëpunimi.