Rektori i Universitetit të Prishtinës ju dorëzon mirënjohje stafit menaxhues dhe profesorëve të Fakultetit të Arteve për kontributin e tyre në organizimin e Universitetit të 22-të Veror të Prishtinës

25 Korrik 2023
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, i shoqëruar nga prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. dr. Arta Basha- Jakupi, ndau mirënjohje për stafin drejtues, përkatësisht dekanin e Fakultetit të Arteve, prof. dr. Hazir Haziri, si dhe profesorët e këtij fakulteti për kontributin e tyre të paçmuar në organizimin e Universitetit të 22-të Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në fjalën e tij, rektori Qerimi vlerësoi angazhimin e palëkundur, punën e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm që formësoi këtë përvojë të pashembullt, për përsosmëri në akademi duke sjellë përvojë ndërkombëtare përmes studentëve e profesorëve vendas dhe të huaj në universitetin veror. Përkushtimi dhe kontributi i tyre i palodhshëm hapi rrugën për një edicion të jashtëzakonshëm dhe të suksesshëm të universitetit veror, theksoi rektori Qerimi.

Ndërkaq, prorektorja Basha-Jakupi vlerësoi të gjithë kontributin dhe punën e bërë, përfshirë stafin dhe profesorët e Fakultetit të Arteve, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të pamat në aktivitetet e shumta të zhvilluara në kuadër të edicionit të 22-të të Universitetit Veror të Prishtinës.

Gjatë takimit, dekani dhe profesorët e Fakultetit të Artit vlerësuan mundësitë për të bashkëpunuar jo vetëm nën ombrellën e universitetit veror, por edhe në aktivitete të tjera të përbashkëta.

Ndarja e mirënjohjeve është bërë në një ceremoni simbolike në rektoratin e Universitetit të Prishtinës.