Sesioni i mbajtur nga Universiteti i Prishtinës ka adresuar në mënyrë gjithëpërfshirëse pyetjet e nxënësve maturantë, duke i pajisur me udhëzime të qarta rreth hapave konkret në procesin e aplikimit.
Në fjalimin përshëndetës rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi theksoi se: "Universiteti i Prishtinës është më shumë se vetëm një institucion arsimor – është një komunitet që nxit dhe mbështet zhvillimin tuaj intelektual dhe profesional".
Në UP, ne besojmë fuqishëm në potencialin e studentëve tanë. Duke ofruar informacion dhe mbështetje gjatë gjithë procesit të aplikimit, qëllimi ynë është të sigurojmë një përvojë të qetë dhe të përshtatshme për të gjithë studentët e ardhshëm.
Falënderojmë stafin e zyrës për shërbim të studentëve, znj. Alberina Shala dhe znj. Nazime Hasani, z. Hilmi Vardari, zyrtar i IT-së për bashkëorganizimin.
UP ju inkurajon të aplikoni dhe të filloni fazën tjetër të rrugëtimit tuaj akademik.
Lidhje për aplikim: https://apliko.uni-pr.edu/
Udhëzuesi për aplikim online me detajet specifike mund të shkarkohet këtu.