UP, pjesëmarrëse në ceremoninë e shënimit të 50-të vjetorit të Universitetit të Malit të Zi

30 Prill 2024
SHARE

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi dhe prorektori, prof. Faton Berisha, po marrin pjesë në cermoninë e shënimit të pesëdhjetë vjetorit të Universitetit të Malit të Zi. 

Ata po marrin pjesë, krahas një numri përfaqësuesish të universiteteve nga rajoni dhe Evropa, me ftesë të rektorit të Universitetit të Malit të Zi, prof. Vladimir Božović. 

Universiteti i Malit të Zi është institucion partner i UP-së në një numër rrjetesh e forumesh ndërkombëtare.