Si pjesë e planifikimeve dhe investimeve ne zhvillimin e infrastrukturës dhe modernizimin e mjediseve mësimore, Fakulteti Juridik i UP-së ka filluar me zbatimin e punimeve për renovimin e bibliotekës dhe pjesës së arkivës së këtij fakulteti.
Me këtë rast, rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, bashkë me dekanin, prof. Avni Puka, prodekanin, prof. Muhamet Vokrri, sekretarin dhe stafin e fakultetit, u kanë bërë një vizitë hapësirave që do të renovohen.
Ky projekt është vazhdimësi e realizimit të "Programit të transformimit të hapësirave të Fakultetit Juridik".
Projekti është përgatitur në vitin 2023 nga profesorët dhe studentët e Fakultetit të Arkitekturës të UP-së, e që Bibliotekën dhe pjesën e Arkivës i shndërron në një hapësirë moderne për studentët e Fakultetit Juridik.
Nga viti 2021 janë përfunduar dhe janë në proces të përfundimit disa projekte, që Fakultetin Juridik të UP-së po e transformojnë në mjedis shumë miqësor për studentët dhe stafin, për punë, studim dhe kërkime.