Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e San Marinos

01 Nëntor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e San Marinos, e cila shenon një ngjarje të rëndësishme për arsimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga rektori Qerim Qerimi dhe rektori i Universitetit të San Marinos prof. Corrado Petrocelli, e cila u realizua me ndihmën e Ambasadorës së Republikës së Kosovës në Itali, Znj. Lendita Haxhitasimi, dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të horizonteve të bashkëpunimit ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" është një institucion shkencor me një histori të pasur dhe një përkushtim të theksuar ndaj shkencës dhe arsimit. Kjo marrëveshje e rëndësishme shërben si një hap i rëndësishëm drejt qëllimit të universitetit për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar. Bashkëpunimi i arritur ofron shumë mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik të të dy universiteteve.
 
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të lehtësojë shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore dhe arsimore. Ky është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të cilësisë së arsimit dhe njohurive të përbashkëta ndërkombëtare për të dy institucionet shkencore.