Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Masaryk University”, Brno, Republika Çeke

10 Mars 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa në "Masaryk  University”, Brno, Republika Çeke, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin dimëror 2025/2026.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbim të stafit për trajnim dhe mësimdhënie

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

1. CV (në gjuhën angleze);

2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;

3. Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 24 mars 2025.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

• Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected];

• Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, klikoni në këtë link: Udhëzuesi. https://smss.uni-pr.edu/

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.