Ftohen studentët për aplikim në programin certifikues të Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri të Universitetit të Prishtinës - Menaxhimi i Energjisë dhe i Mjedisit. Të drejtë aplikimi kanë studentët nga të gjitha Fakultetet e Universitetit të Prishtinës të cilët kanë të regjistruar së paku semestrin e dytë të studimeve bachelor si dhe të gjithë studentët e tjerë.
Të interesuarit për programet certifikuese mund t’i marrin të gjitha informatat në web-faqen e QEQ: https://qeq.uni-pr.edu/.
Aplikimet e kompletuara dorëzohen në zyrën e QEQ (Administrata Qëndrore) deri më 14 Mars 2025, ora 16:00.
Thirrja për aplikim të studentëve në programin certifikues