Thirrje për pjesëmarrje: Çmimet Rinore për Kërkim dhe Inovacion në Ballkanin Perëndimor

20 Shkurt 2025
SHARE

 

!!! Mund të aplikoni për Çmimet Rinore për K&I në Ballkanin Perëndimor deri më 18 prill 2025 !!!

Aplikimi është i mundshëm në periudhën: 18 shkurt 2025 – 18 prill 2025

Rreth Çmimeve

Çmimet Rinore për K&I në Ballkanin Perëndimor njohin dhe nderojnë nismat e jashtëzakonshme të fokusuara te të rinjtë nga Ballkani Perëndimor që kanë arritur ndjeshëm të përfshijnë këtë kategori të shoqërisë në kërkim dhe inovacion prej vitit 2020 deri më 2024. Këto çmime kanë për qëllim të bëjnë të njohura historitë e suksesit të K&I të fokusuara te të rinjtë nga Ballkani Perëndimor (BP), të shfaqin nisma frymëzuese nga ky rajon që inkurajojnë karrierat në K&I dhe të promovojnë mundësi për mësim dhe përmirësim profesional në kërkim dhe inovacion.

Çmimet Rinore për K&I në Ballkanin Perëndimor janë organizuar nga FITD nën WP5, aktivitetet pilot – të projektit të financuar nga Horizon Europe POLICY ANSWERS. “Bërja e Politikave për K&I, Zbatimi dhe Mbështetja në Ballkanin Perëndimor”, Marrëveshja e grantit 101058873. Një projekt i nisur më 1 mars 2022 për një periudhë prej katër vjetësh.

Pse të merrni pjesë?

Çmimet Rinore për K&I në Ballkanin Perëndimor ofrojnë mundësinë për pjesëmarrësit që:

  • Të jenë një nga gjashtë fituesit nga rajoni
  • Të fitojnë një çmim deri në 8,000 euro për historinë e tyre të suksesit
  • Të marrin vlerësim rajonale për nismat e tyre me ndikim të fokusuar te të rinjtë
  • Të tregojnë modele të suksesshme të përfshirjes së të rinjve në K&I
  • Të frymëzojnë gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të rinj
  • Të rrjetëzohen me studentë, edukatorë, inovatorë dhe liderë të industrisë, duke krijuar partneritete dhe bashkëpunime të mundshme

Kush mund të aplikojë?

Kjo thirrje është e hapur për organizata të themeluara ligjërisht (ndërmarrje të vogla dhe të mesme, OJQ, shkolla, universitete ose entitete të tjera) të bazuara në ose të fokusuara në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut ose Serbi).

Nismat e pranueshme duhet:

  • Të jenë të fokusuara te të rinjtë (individë të moshës 15-29 vjeç, zakonisht në shkollë të mesme, gjimnaz, ose fazat e hershme të universitetit/karrierës)
  • Të jenë zbatuar në periudhën mes viteve 2020 - 2024

Fokusohen në përfshirjen e të rinjve në një ose më shumë nga fushat e mëposhtme:

  • Kërkim (p.sh., në fushat STEM, teknologjitë digjitale ose të gjelbra)
  • Inovacion (p.sh., ndërmarrësi inovative, zhvillim biznesi, përpjekje në sektorët krijues)

Demonstrojnë rezultate të prekshme dhe ndikim të konsiderueshëm të dëshmuar.

Për të dëshmuar rezultate të prekshme dhe ndikim të konsiderueshëm, pjesëmarrësit kërkohen të ofrojnë dëshmi p.sh. për:

  • Rezultate të matshme: Rritje të pjesëmarrjes në aktivitete STEM, regjistrime më të larta në programe arsimore përkatëse, ose startupe të suksesshme të nisura nga të rinjtë.
  • Histori tërheqëse: e historive të të rinjve që janë ndikuar pozitivisht nga nisma.
  • Vlerësim dhe çmime: Çdo vlerësim ose çmim i mëparshëm i marrë nga nisma.
  • Mbështetje: Letrat e mbështetjes ose dëshmitë nga edukatorë, liderë komunitarë ose palë të tjera të interesuara.
  • Qëndrueshmëri: Dëshmi që nisma ka një plan për ndikim të vazhdueshëm përtej periudhës së financimit (nëse aplikohet).
  • Të jetë e fokusuar në Ballkanin Perëndimor.

Mund të lexoni më shumë rreth këtij çmimi në linkun këtu.