Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Afyon Kocatepe University”, Turqi
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa në "Afyon Kocatepe University”, Turqi në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për shkëmbimin e studentëve.
- Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master;
Fushat e mobilitetit janë:
- Business Administration (Bachelor's, Master's)
- Education Science and Pedagogy (Bachelor's)
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor/ Master:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/transkripta;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 22 nëntor 2024.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
- Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected] ;
- Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, klikoni në këtë link: Udhëzuesi.
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.