Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror 2024/2025

09 Nëntor 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikimpër bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror 2024-25 nëUniversitetin Paul-Valéry Montpellier 3 në Francë, në kuadër tëprogramit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e studentëve përstudime Baçelor dhe Master (1 bursë 4).

Prioritet u jepet studentëve të departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge të Fakultetit të Filologjisë, për shkak të prioritetit që do t’u jepet nga ana e universitetit pritës.

Nivelet e mobilitetit për studentë: Studentët duhet të jenë tëregjistruar në programet e Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët përnivelin Bachelor:
- Certifikata e notave/Transkripta 
- CV (në gjuhën angleze ose në gjuhën frënge)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe tëdhënat personale) 
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze ose në gjuhën frënge)
- Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmonnivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)


Për  programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B1 i gjuhës frënge.

Afati për aplikim për semestrin veror është: 27 nëntor 2024, ora 14.00.

Dokumentet me titull "University Paul-Valéry Montpellier 3Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] dhe [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.