Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Shkencave të Aplikuara rë Regensburgut, Gjermani
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror, të vitit akademik 2024/2025, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Regensburgut, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor (një semester) nga departamenti: Punë Sociale, Fakulteti Filozofik si dhe nga Fakulteti Ekonomik.
Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik, në Departamentin e Punës Sociale ose në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe notë mesatare mbi 8.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
• CV (në gjuhën angleze)
• Kopja e pasaportës (faqja ku është edhe fotografia)
• Një letër motivuese (në gjuhën angleze)
• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze), që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
• Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2)
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informata luteni ta vizitoni ueb faqen: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/exchange.html
Kurset që ofrohen në gjuhën angleze mund t’i gjeni këtu: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/courses-in-english.html
Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 30 tetor 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja,vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).