Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus +, në Universitetin e Dortmundit
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Dortmundit të Gjermanisë, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin veror 2024/2025.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve nga Fakulteti i Arkitekturës.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- BSc. /Msc. (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Arkitekturës). Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve themelore dhe kanë notë mesatare jo më pak se 8.00.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B1, e preferueshme B2).
- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për programet e studimit në Universitetin e Dortmundit, ju lutem, vizitoni uebfaqen zyrtare si dhe vegzat më poshtë:
International Office (fh-dortmund.de)
https://www.fh-dortmund.de/international/willkommen-in-dortmund/studieren-in-dortmund/austauschstudierende/studieren-in-dortmund-austauschstudierende.php
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu
dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 20 tetor 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja,vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).