Erasmus+ në Bonn-Rhein-Sieg University of Applied Sciences, Gjermani

02 Tetor 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në  Bonn-Rhein-Sieg University of Applied Sciences, Gjermani

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin veror të vitit akademik 2024/2025, për mobilitetenë Bonn-Rhein-Sieg University of Applied Sciences, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për një semestër Bachelor dhe Master

Fushat e mobilitetit:  

- Nga të gjitha fushat që ofrohen


Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor - (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikoni në Bonn-Rhein-Sieg University of Applied Sciences. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).

Master - (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë në Bonn-Rhein-Sieg University of Applied Sciences.

Kohëzgjatja e bursave:
-Bachelor dhe Master (1 semestër, 5 muaj)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

• Certifikata e notave/transkripta;

• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin estudimit gjatë këtij viti akademik);

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• CV (në gjuhën angleze);

• Certifikata e gjuhës angleze/gjermane (niveli B2);

• Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.00.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për programet e studimit të ofruara në “ Bonn-Rhein-SiegUniversity of Applied Sciences” ju lutem vizitoni ueb faqenzyrtare: Information for Exchange Students | HochschuleBonn-Rhein-Sieg (H-BRS)

 Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkunmë poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  10 tetor2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkunmë poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).