Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Universitetin e Mariborit, Slloveni
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2024/2025 për mobilitete në Universitetin e Mariborit, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit janë:
Shkëmbimi i studentëve nga të gjitha fushat.
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit BA, MA dhe PhD - Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët, të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) ose semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA) dhe kanë notën mesatare mbi 8.00. Ndërsa studentët PhD duhet ta kenë paraprakisht një pëlqim për mbikëqyrje nga një profesor në Universitetin e Mariborit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët BA dhe MA:
- Transkripti i notave (në gjuhën angleze);
- Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së (në gjuhën angleze);
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli i gjuhës angleze, minimumi B2);
- Letër pëlqimi për mbikëqyrje (vlen vetëm për studentët e PhD) ;
- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Po ashtu duhet të plotësoni edhe disa dokumente që kërkohen nga Universiteti i Mariborit, të cilat mund t’i shkarkoni këtu: APPLICATION FOR PARTNER COUNTRIES - Erasmus+ (um.si)
Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Mariborit, ju lutem vizitoni ueb faqet zyrtare, si më poshtë: COURSE CATALOGUE - Erasmus+ (um.si)
Ju duhet të aplikoni në Universitetin e Mariborit për programe dhe lëndë të njëjta me ato në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe ECTS - kreditë t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkunmë poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 5 tetor 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkunmë poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).