Erasmus +, në Universitetin e Gracit, Austri

25 Shtator 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus +, në Universitetin e Gracit, Austri

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin “Karl Franz” në Grac të Austrisë, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin veror 2024/2025

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve nga të gjitha fushat.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës). Këtu mund ta gjeni letrën e mentorimit, e cila duhet të plotësohet dhe të nënshkruhet nga profesori në  universitetin pritës

Letter of Supervision.

Kohëzgjatja e bursave të shkëmbimit:

-BA, MA dhe PhD (në kohëzgjatje prej 5,5 muaj)

Bursat përfshijnë:

- 850 euro në muaj për studentët;

- Koston e udhëtimit deri në 275 euro.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës, por do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin në Universitetin e Prishtinës. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor dhe Master:

- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze/gjermane (minimumi niveli B2).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

• Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

• Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane kërkohet minimum niveli B2;

• Letra e mentorimit e nënshkruar nga një profesor në Universitetin e Gracit. 

 

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with feweropportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për programet e studimit në Universitetin e Gracit, ju lutem, vizitoni uebfaqen zyrtare si dhe vegzat më poshtë:

https://studien.uni-graz.at/en/degree-programmes/

Courses: https://online.uni-graz.at/kfu_online/webnav.ini

Guidelines how to search courses https://static.uni-graz.at/fileadmin/bib/downloads/studierende/incoming/ugo/bibwww_s_ugo_guidelines.pdf   

English courses: https://online.uni-graz.at/kfu_online/wbENLVSuche.wbEnLvSuchePage

https://www.uni-graz.at/en/university/information/faculties/

 Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  1 tetor 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkunmë poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).