Erasmus+ në “University of Konstanz”, Gjermani

13 Shtator 2024
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në “University of Konstanz”, Gjermani

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2025 në “University of Konstanz”, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +Mobility të Komisionit Evropian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor & Master & PhD

Bachelor - studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë, si më poshtë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Master - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në “University of Konstanz”, Gjermani, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: 

https://www.uni-konstanz.de/en/international-office/study-in-konstanz/


Fushat e mobilitetit janë:

• Studentët Bachelor, Master të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Departamenti i Biologjisë 

• Studentët Bachelor, Master të Fakultetit Filozofik,
Departamenti i Historisë


Bursat përfshijnë: 

• Kompensimin mujor;

• Kostot e udhëtimit;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane, të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

• Certifikata e notave/transkripta;

• Certifikata e gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);

• CV (në gjuhën angleze);

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës.

 

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 5 tetor 2024.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

 Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected]
 Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!