ERASMUS+ në Universitetin e Lubjanës 

11 Shtator 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë, për semestrin veror 2024/2025, në Universitetin e Lubjanës në Slloveni, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-  Shkëmbimin e studentëve  të nivelit Master nga fusha:  Political Science and Civics

Të drejtë për aplikim kanë  studentët të cilët janë të  regjistruar në Universitetin e  Prishtinës në Fakultetin Filozofik, Departamentin e Shkencave Politike dhe që kanë të përfunduar të paktën semestrin e parë, më notë mesatare jo më pak s 8.00.
 

Dokumentat e nevojshme për aplikim janë:

-    Certifikata e notave/Transkripta (gjuhën angleze);
-    CV (në gjuhën angleze)
-    Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
-    Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
-       Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;
-       Certifikata e gjuhës angleze (Minimumi niveli B2).


- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqen: Faculty of Social Sciences, University of Ljubljana (uni-lj.si)

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  22 shtator2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr.111, Prishtinë.