Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni

16 Prill 2024
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët për në Silesian University of Technology - SUT, Gliwice, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime (BA dhe MA)

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara Silesian University of Technology, Poloni shihni në linkun: https://www.polsl.pl/rn3-1-dwz-swm/en/subject-offer/

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër)

Kohëzgjatja e mobilitetit: Një semestër për studentët, 5 muaj

Doumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
  • Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e notave/transkripta
  • Certifikata e gjuhës angleze (Për programet e ofruara në gjuhën angleze për studimet Bachelor kërkohet minimum niveli B1, për studime Master kërkohet minimum niveli B2).

Keni të drejtë të përzgjedhin vetëm ato lëndë që ofrohen për semestrin dimëror në Silesian University of Technology, që përbëjnë jo më pak se 20 ECTS në total për studime Master dhe 30 ECTS për studime Bachelor.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 28 prill 2024.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.