Erasmus+ në Universitetin e Agder-it, Norvegji

11 Prill 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Universitetin e Agder-it, Norvegji

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2024/2025 për mobilitete në Universitetin e Agder-it, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit janë:

Shkëmbimi i studentëve nga të gjitha fushat si më poshtë:

-    Gazetari;
-    Sociologji;
-    Psikologji.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit BA, MA dhe PhD - Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët, të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) ose semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA) dhe kanë notën mesatare mbi 8.00. Ndërsa studentët PhD duhet ta kenë paraprakisht një pëlqim për mbikëqyrje nga një profesor në Universitetin Agder në Norvegji.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët BA dhe MA:

- Transkripta e notave (në gjuhën angleze);
- Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli i gjuhës angleze, minimumi B2);
- Letër pëlqimi për mbikëqyrje (vlen vetëm për studentët e PhD) ;
- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Agder-it, ju lutem vizitoni ueb faqet zyrtare, si më poshtë: Do you need study guidance? - University of Agder (uia.no)

Ju duhet të aplikoni në Agder University për programe dhe lëndë të njëjta me ato në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe ECTS - kreditë t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  19 prill 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).