Agjencia Universitare e Frankofonisë në Evropën Qendrore dhe Lindore, në kuadër të 30-vjetorit të saj, hap thirrje për shprehje interesi që synon përmirësimin e cilësisë së formimit gjuhësor për studentët brenda universiteteve.
Thirrja për shprehje interesi “Zhvillimi i shkencave në frëngjisht në ECO” synon institucionet anëtare të AUF-it, të cilat ofrojnë formim pjesërisht ose tërësisht në gjuhës frënge dhe dëshirojnë të përmirësojnë cilësinë e formimit gjuhësor për qëllime profesionale të studentëve, duke kërkuar një lektor të gjuhës frënge.
Për më shumë informacion klikoni në linkun e më poshtëm: https://www.auf.org/nouvelles/appels-a-candidatures/appel-manifestation-dinteret-2024-developpement-des-sciences-en-francais-en-eco
Afati i fundit për aplikim: 17 mars 2024.