Programi VULCANUS në Japoni hap thirrje për studentë 

14 Nëntor 2023
SHARE

Programi për shkëmbim të studentëve VULCANUS në Japoni hap thirrjen për studentë të inxhinierisë dhe fushave të tjera shkencore (shkenca kompjuterike, inxhinieri mekanike, bioteknologji, inxhinieri elektrike, fizikë, telekomunikacion, inxhinieri civile, material metalike, kimi, elektronikë) për studentë të vitit të katërt (4) si dhe studentë të vitit të dytë në studimet e doktoratës për sesionin veror.  

Programi zgjat 8 muaj duke filluar nga muaji Gusht 2024 deri në Mars 2025.

Programi ofron:

  • Punë në sektorin industrial për studentë të inxhinierisë dhe fusha të tjera shkencore,  
  • Seminare në Japoni, 
  • Kurs intensiv dy mujor të gjuhës japoneze
  • Praktikë gjashtë mujore në kompani lidere japoneze.

Qendra BE-Japoni mbulohen shpenzimet e kurseve të gjuhës japoneze dhe ligjëratave në Japoni. 

Kompania pritëse ofron akomodim gjatë qëndrimit në Japoni. 

Studentët gjithashtu do të përfitojnë një grant që pritet të jetë rreth 8200 € (paguhet në Yen), për të mbështetur pjesërisht koston e udhëtimit për në dhe nga Japonia, sigurimet personale dhe shpenzimet e jetesës në Japoni. 

Granti do të ndahet në disa këste.

Formën e aplikimit dhe formularin për aplikim i gjeni në: 

How to apply (& compulsory docs) https://www.eu-japan.eu/sites/default/files/imce/1-vj23-HOW_TO_APPLY.doc

Application form https://www.eu-japan.eu/sites/default/files/imce/vulcanus_japan/vj24-AF-.doc

Për më shumë informata rreth programit  VULCANUS vizitoni:

Description (Vulcanus webpage) https://www.eu-japan.eu/events/vulcanus-japan

Flyer with QR code https://www.eu-japan.eu/sites/default/files/imce/5-VJ_QR_CODE.pdf

Flyer in English https://www.eu-japan.eu/sites/default/files/imce/VJ%20_flyer_en_PERMANENT-.pdf

Data e fundit për aplikim 20 Janar 2024