Erasmus+ në “University of Konstanz”, Gjermani

17 Tetor 2023
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në “University of Konstanz”, Gjermani

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2024 në University of Konstanz”, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor & Master & PhD

Bachelor- studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë, si më poshtë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Master- studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në University of Konstanz”, Gjermani, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:

https://www.uni-konstanz.de/en/international-office/study-in-konstanz/


Fushat e mobilitetit janë:

  • Studentët Bachelor, Master të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Departamenti i Biologjisë  
  • Studentët Bachelor, Master të Fakultetit Filozofik,
    Departamenti i Historisë

Bursat përfshijnë: 

  • Kompensimin mujor;
  • Kostot e udhëtimit;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane, të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/transkripta;
  • Certifikata e gjuhës angleze(niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 30 tetor 2023.

Dokumentet me titull University of Konstanz” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]   

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dosje në formatin PDF në një e-mail.