IDEA
Titulli i projektit: Gjithëpërfshirja e Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor
Nr. Projektit: 618859-EPP-1-2020-1-AL-EPPKA2-CBHE-JP
Akronimi: IDEA
Programi: Erasmus Plus (KA2 – Forcimi i kapaciteteve në fushën e Arsimit të Lartë)
Kohëzgjatja: 36 muaj
Fillimi i projektit: 2021
Mbarimi i projektit: 2024
Përmbledhje:
Objektivi kryesor i projektit është të përmirësojë aksesin, të krijojë kushte për arsimin gjithëpërfshirës dhe të krijojë mundësi punësimi për Studentët me aftësi të Kufizuara dhe studentët me vështirësi në të mësuar në Ballkanin Perëndimor.
Ky objektiv do të arrihet nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve të Njësisë së Shërbimit për studentët, të stafit të fakulteteve, të administratës, të studentëve dhe të organeve drejtuese të IAL-ve partnere bashkëpunuese dhe të Ministrive përkatëse të Arsimit, duke zhvilluar praktika moderne të gjithëpërfshirjes, teknologji ndihmëse dhe rrjete, nga të cilat gjithashtu do të përfitojnë edhe grupet e disavantazhuara në nivele të tjera arsimore (fillore dhe arsimi i mesëm).
Konkretisht, projekti synon të:
1. Krijojë dhe/ose përmirësojë strukturat dhe protokollet e mbështetjes institucionale për të mundësuar aksesin në AL dhe për të nxitur konsolidimin e një kulture të integrimit shoqëror dhe aksesibilitetit brenda universiteteve partnere.
2. Rrisë kapacitetet e personelit akademik, drejtues dhe administrativ të IAL-ve partnere që merret dhe zbaton praktikat e arsimit gjithëpërfshirës.
3. Pajisë Njësitë Mbështetëse të Aftësive të Kufizuara me një teknologji ndihmëse përkatëse e efektive.
4. Rrisë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e jashtme për të përmirësuar aksesin në AL dhe punësimin e studentëve me aftësi të kufizuara.
5. Rrisë ndërgjegjësimin e publikut dhe studentëve mbi rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës brenda AL për shoqërinë.
Koordinator: Universiteti Polis
Partnerë: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”; Universiteti i Mjekësisë Tiranë; Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës; Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; Universiteti Epoka; Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"; International Business College, Mitrovica; Kolegji Universum; Universiteti Donja Gorica; Universiteti Nacional Kapodistrian i Athinës; Universiteti i Masaryk; Universiteti i Limerick; Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara; Shoqata e Paraplegjikëve dhe Fëmijëve të Paralizuar të Kosovës; Shoqata e të Rinjve me Aftësi të Kufizuara në Malin e Zi.
Person kontakti: [email protected]
Faqe web e projektit: www.idea-cbhe.com