Center for Energy and Sustainability

Detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri janë:

  • Ofron një model pionier brenda Universitetit të Prishtinës në lidhje me kurrikulat inovative interdisiplinare të organizuara në nivel qendror;
  • Zgjeron numrin e pjesëtarëve të fakulteteve dhe të studentëve nga Kosova në arsimin e lartë të angazhuar në zbutjen e problemeve më emergjente në botë, që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, ngrohjen globale dhe furnizimin e qëndrueshëm me energji; 
  • Ofron kurse të cilat rezultojnë në certifikata të lëshuara nga qendra në fushën e qëndrueshmërisë energjetike me numër të caktuar të kredive ECTS;
  • Ofron këshillime për të gjithë studentët e interesuar të përfshihen në programin certifikues të qendrës, përfshirë këshillat në lidhje me karrierën pas diplomimit;
  • Ofron skema të trajnimit dhe certifikimit të inxhinierëve dhe profileve tjera të punësuar në sektorin publik dhe atë privat në fushën e efiçiencës së energjisë, burimeve të ripërtëritshme dhe mbrojtje të mjedisit;
  • Realizon studimeve profesionale dhe ofron skema të zbatimit të projekteve të zbatueshme në fushën e qëndrueshmërisë energjetike;
  • Realizon hulumtime universitare të aplikueshme në praktikë, të sponsorizuara nga jashtë me qëllim të avancimit të efiçiencës së energjisë dhe gjetjes së opsioneve të qëndrueshme të furnizimit me energji në Kosovë dhe më gjerë;

Ndërmerr veprime me ndikim në publik me synim të adresimit praktik të efiçiencës së energjisë dhe nevojave energjetike të Kosovës në të ardhmen