Information Technology Office

Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Teknologji të Informacionit janë:

  • Zhvillimi dhe vendosja e standardeve për rregulloret në lidhje me: harduerin, softuerin, rrjetin akademik dhe qendrën e të dhënave në UP;
  • Planifikimi dhe propozimi i projekteve për nevojat e UP-së për teknologji informacioni (TI);
  • Koordinimi, zbatimi dhe mirëmbajtja e projekteve të TI-së në UP;
  • Planifikimi, dizajnimi, integrimi, bartja, freskimi, menaxhimi dhe mbështetja e sistemeve dhe kërkesat e teknologjisë së informacionit, duke përfshirë edhe edukimin elektronik;
  • Udhëheqja dhe koordinimi i procesit të freskimit dhe elaborimit të vazhdueshëm të strategjisë së edukimit elektronik, duke propozuar dhe zbatuar aplikacione për mësim në distancë (E-learning);
  • Sigurimi i programit të aplikueshëm sipas standardeve dhe nevojave për udhëheqjen e lehtë dhe të efektshme të bazave të të dhënave për studentë, për personelin akademik dhe joakademik të UP-së;
  • Organizimi, perfeksionimi i punëtorëve, të cilët punojnë në Zyrën e TI-së në UP dhe në njësi akademike.