Student Services Office

Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Shërbime të Studentëve janë:

  • Organizon dhe koordinon punën me menaxhmentin e UP-së, propozimet e njësive akademike për numrin e studentëve që do t’i regjistrojnë në vitin vijues akademik dhe të njëjtat ia dërgon senatit për miratim;
  • Organizon dhe përgatit dinamikën e realizimit të konkursit dhe planin e angazhimit të zyrtarëve të sektorit për çështje të studentëve dhe personave të tjerë në regjistrimin e studentëve të rinj;
  • Bën përgatitjet e nevojshme teknike dhe regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve;
  • Informon fakultetet për studentët e regjistruar dhe për ata që nuk janë regjistruar;
  • Pas përfundimit të konkursit, e harton raportin përfundimtar - pasqyrat e studentëve të regjistruar në vitin e parë të studimeve;
  • Lëshon vërtetime lidhur me regjistrimin e studentëve dhe statusin e studentit;
  • E përgatit dhe kujdeset për publikimin e “Informatorit për studentët e rinj” dhe për shpërndarjen e tij nëpër njësi akademike;
  • Menaxhon dhe përgatit statistikat për numrin e përgjithshëm të studentëve në të gjitha nivelet e studimeve.