Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Ataturk University, në Turqi, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror (semestri aktual) 2025.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim stafi për mësimdhënie / trajnim.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1. CV (në gjuhën angleze);
2. Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
3. Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
4. Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
5. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri më 19 maj 2025.
Mobiliteti duhet të kryhet deri më 30 qershor 2025.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected].