Erasmus+ në "Université Côte d'Azur”, Francë

23 Janar 2025
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Université Côte d'Azur”, Francë

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2025 në "Université Côte d'Azur”, Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e studentëve për studime të doktoratës (një semestër) për Fakultetin Ekonomik.

Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi të doktoratës në Universitetin e Prishtinës në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve, jo më i vjetër se 30 ditë),
  • Certifikata e notave/transkripta (jo më e vjetër se 30 ditë),
  • Diplomat paraprake të studimeve (diplomën e studimeve BA dhe MA),
  • CV (në gjuhën angleze),
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze),
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose frënge (minimumi niveli B2),
  • Kopjen e pasaportës.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Université Côte d'Azur, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: https://univ-cotedazur.eu/organisation-of-the-training-programmes/training-organisations/training-organisations .

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) të aplikojnë në këtë thirrje.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 28 janar 2025.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected];

Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!