Erasmus+ në “Kaunas University of Technology”, Lituani

23 Janar 2025
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në “Kaunas University of Technology”, Lituani

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2025 në “Kaunas University of Technology”, Lituani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim stafi për trajnim në fushën e shkencave politike.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
  • Kërkohet të keni njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2),
  • Mobiliteti duhet të realizohet nga data 5–9 maj 2025 (Global Faculty Week 2025).

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 4 shkurt 2025.

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Liridona Gashi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).