Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus +, në Universitetin e Pavias, Itali
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për mobilitete në Universitetin e Pavias, të Italisë, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin dimëror 2024/2025
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve nga Fakulteti i Shkencave Matematikore-Natyrore, Departamenti i Fizikës dhe Kimisë
Nivelet e mobilitetit për studentët:
BA, MA dhe PhD
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore, Departamenti i Fizikës ose Kimisë në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore, Departamenti i Fizikës ose Kimisë në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).
- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore, Departamenti i Fizikës, në Universitetin e Prishtinës). Nga studentët PhD kërkohet një letër mentorimi e cila duhet të jetë e nënshkruar nga një profesor në Universitetin pritës.
Bursat përfshijnë:
- 850 euro në muaj për studentët;
- Koston e udhëtimit deri në 275 euro.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor dhe Master:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane kërkohet minimum niveli B2.
- Letra e mentorimit e nënshkruar nga një profesor në Universitetin e Pavias.
Për programet e studimit në Universitetin e Pavias, ju lutem, vizitoni uebfaqen zyrtare si dhe vegzat më poshtë:
http://wcm-3.unipv.it/site/en/home.html
http://www-4.unipv.it/offertaformativa/portale/ricerca_insegnamenti.php?lingua=2
http://www-4.unipv.it/offertaformativa/portale/ricerca_cds.php?lingua=2
http://wcm-3.unipv.it/site/en/home/study/find-your-programme/articolo14373.html
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 06 mars 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).