Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Hanze University of Applied Sciences”, Groningen, Holandë

01 Shkurt 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në " Hanze University of Applied Sciences”Groningen, Holandë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:  Shkëmbimin e stafit për trajnim;

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

1. CV (në gjuhën angleze);

2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;

3. Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2).

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun  https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 08 shkurt 2024.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

 Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected]
 Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun:  Udhëzuesi për Aplikim

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.