Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Instituto Politecnico Do Porto”, Portugali
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin pranveror në "Instituto Politecnico Do Porto”, Portugali, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin pranveror 2022
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e studentëve për studime BA dhe MA;
Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.
Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.
Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në "Instituto Politecnico Do Porto”, Portugali, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:
o https://www.ipp.pt/guiaects/guia_ects.aspx;
o http://iscap.ipp.pt/gri/drupal/?q=courses;
o https://www.estg.ipp.pt/international.
Fushat e mobilitetit janë:
• Administrim Biznesi;
• Edukim.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor dhe master:
• Vërtetimi i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj, në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
• Certifikata e notave/transkripta;
• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
• CV (në gjuhën angleze);
• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
• Kopje e pasaportës.
Afati për aplikim për semestrin pranveror është deri më 25 janar 2022.
Dokumentet me titull "Instituto Politecnico Do Porto” duhet të dërgohen të skanuara në një dosje të vetme te: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.